Komediani amerikan Joe Rogan ka dhuruar të gjitha paratë nga shfaqja e tij e fundit për të gjithë të prekurit nga tragjedia e së dielës në Las Vegas.
Një gjest të tillë bamirës po e bëjnë shumë nga të famshmit, ndërsa Joe ka treguar përmes një postimi në Twitter se 100% e fitimeve të tij do të shkojnë për Fondin e Viktimave në Las Vegas.
“100% e fitimeve të mia nga shfaqja e së premtes do të shkojnë për “Fondin e Viktimave të Las Vegas”” ka shkruar Rogan në Twitter.
Këtij postimi ai i ka bashkangjitur edhe një link ku mund të dhurohen të holla për këtë fondacion.
“Unë, si të gjithë ju jam i tronditur nga ndodhia në Las Vegas. Unë përsëri po e bëj shfaqjen e së premtes. Nëse doni të dhuroni, mund ta bëni këtë përmes linkut që e kam bashkangjitur në postimin tim në Twitter” ka shkruar më vonë Rogan në profilin e tij në Instagram.
Reagimi i parë i komedianit ishe dje përmes rrjeteve sociale ku shkroi: “U zgjova me një lajm të tmerrshëm. Asgjë më pak se dashuri për njerëzit në Vegas dhe për të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi e tmerrshme në gjithë botën” shkroi ai.
Ai shkroi: “U zgjova me lajmin e tmerrshëm. Asgjë, por dashuri në Vegas dhe të gjithë të prekur nga kjo tragjedi e tmerrshme në të gjithë botën “.
Sonte PDK përmbyll fushatën zgjedhore në Sheshin “Skënderbeu...
“Roli i njeriut do të evoluojë”, eksperti tregon se a mund t...
Ardian Gjini thirrje qytetarëve: Nesër votoni për ndryshim, ...
Parandalohet futja e drogës në Burgun e Dubravës
Arrin në Kosovë grupi i katërt i haxhilerëve nga Gjilani, Li...
Molliqaj nga PSD thirrje diasporës: Votoni sa më shumë në kë...