Belgjika ka ndërmarrë hapa për të dëbuar imamin saudit, i cili predikon në xhaminë më të madhe për shpërndarje të ideologjisë ekstremiste.
Leja e qëndrimit të imamit është tërhequr si prelud për dëbimin e tij, transmeton portali arbresh.info. Ai ka nisur një apel kundër vendimit, që nëse dështon do ta obligojë atë të largohet nga vendi, ka thënë Theo Francken për radion BelRTL.
Xhamia e Madhe e Brukselit, që i është dhënë me koncesion Arabisë Saudite për 99 vite në vitet 1960 si pjesë e marrëveshjes së energjisë, është përballur me akuza nga politikanët lokalë për propagandim të formave konservatore të islamit.
“Ka një problem me Xhaminë e Madhe, kam marrë vendimin për të tërhequr lejen e qëndrimit të imamit të asaj xhamie”, ka thënë Francken.
“Kemi indikacione të qarta që ai është shumë i radikalizuar. Selafist dhe konservator. Ai ishte i rrezikshëm për shoqërinë dhe sigurinë tonë kombëtare”, është shprehur ai.
Mirëpo Francken nuk ka treguar emrin e imamit./arbresh.info/
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...