Ish zëvendësministri Bajram Gecaj i cili njihet për reagimet e tij në mbrojtje të partisë LDK, ka shkruar për Dardan Molliqajn e Vetëvendosjes, shkruan arbresh.info
Ai ka thënë se gabon deputeti nga VV-ja nëse mendon që për hir të rivalitetit me PDK-në, Lidhja Demokratike do të nënshtrohet ndaj secilës kërkesë.
Lexoni shkrimin e tij të plotë
FUSHATË E PASKRUPULLT ELEKTORALE
Dardan Molliqaj na tha dje se “mosrealizimi i koalicionit me neve i mundësoi PDK-së koalicion të gjerë”. “Hyp se t’vrava, zhdryp se t’myta”, thotë populli për situata të tilla. Gabohet Molliqaj dhe kushdo tjetër nëse mendojnë se, vetëm për hir te rivalitetit me PDK-në, LDK do përkulet para apo se do t’i nënshtrohet gjithsecilës kërkesë dhe nga kushdo-qoftë. Partitë të cilat vërtetë dëshirojnë koalicione dhe bashkëpunim të sinqertë sillen krejt ndryshe. Arritja kësisoj e poenëve politikë, si dhe fushata e tillë e paskrupullt elektorale helmon dhe minon edhe të ardhmen bashkëpunuese.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...