Më shumë se 40 sindikata dhe shoqata katalonase kanë bërë thirrje për një grevë të përgjithshme në të gjithë rajonin, si shenjë proteste kundër dhunës së policisë spanjolle.
Më shumë se 840 njerëz kanë mbetur të plagosur gjatë përleshjeve me policinë, e cila u përpoq që të mbyllte qendrat e votimit në të gjithë Kataloninë, transmeton portali arbresh.info
Në përgjigje të dhunës, qeveria katalonase ka dhënë dritën jeshile për grevë edhe te shërbimet e transportit, të cilat do të operojnë me kapacitet 25 përqind gjatë orëve të mëngjesit dhe të mbrëmjes.
Sindikatat e punëtorëve kanë kërkuar ndërprerje të punës në të gjithë Kataloninë gjatë ditës së martë.
Aena, kompania menaxhuese përgjegjëse për aeroportet e Katalonjës, njoftoi një periudhë shërbimi minimal prej 24 orësh dhe këshilloi ata që udhëtonin për në Kataloni të kontaktohen me përgjegjësit e linjave ajrore.
Katalonia me 1 tetor ka votuar në referendumin për pavarësi, ku 90 përqind e votuesve kanë qenë pro pavarësisë, megjithatë tensionet vazhdojnë të rriten, pasi Spanja po e konsideron referendumin të paligjshëm./arbresh.info/
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...