Në prag të ndeshjes eliminatore për Botërorin “Rusia 2018”, Kosova-Ukraina, e cila do të zhvillohet, të premten, më 6 tetor, në stadiumin “Loro Boriqi” në Shkodër, përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku, të martën në orën 11:00, në selinë e FFK-së do të mbajë konferencë për media, ku do të publikojë edhe listën e futbollistëve për dy ndeshjet e fundit të këtij cikli kualifikues.
Përveç përballjes me Ukrainën, Kosova do të luajë edhe kundër Islandës në Rejkjavik, më 9 tetor.
Këto janë dy ndeshjet e fundit të Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror Rusia 2018. /arbresh.info/
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...