Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për një ‘makth’ humanitar në kampet e refugjatëve në kufirin e Bangladeshit, të cilët strehojnë më shumë se gjysmë milionë myslimanë të Rohingya që janë larguar nga dhuna në Mianmar.
Me ardhjet e reja të refugjatëve, kampet e refugjatëve janë mbipopulluar, ndërsa nuk ka ujë të pijshëm dhe tualete, transmeton portali arbresh.info
Punonjësit e ndihmës insistojnë që refugjatët mund të preken nga një katastrofë e madhe shëndetësore.
Karim Elguindi, kreu i zyrës së Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së në qytetin kufitar të Cox’s Bazar, ka përshkruar hyrjen masive të refugjatëve të lodhur të premten si “shqetësuese”.
“Këta njerëz janë shumë të uritur, të dërrmuar dhe kanë nevojë për strehim”, tha ai.
Ndërkohë, të njejtin alarm e ka lëshuar edhe Kryqi i Kuq, i cili raportoi se kampet e refugjatëve në Bangladesh pritet të kaplohet nga një katastrofë e madhe shëndetësore.
Ekspertët e shëndetësisë besojnë se kushtet nëpër kampe mund të sjellin sëmundje vdekjeprurëse, sikurse kolera./arbresh.info/
Policia jep detaje për plagosjen në Skenderaj
Osmani nuk e përjashton rikthimin në LDK
Hasani: Deputetët nuk mund të detyrohen të qëndrojnë në sall...
Plagoset një person në Skenderaj
Vetëvendosje: Vendimi i Kushtetueses ndaloi një veprim të nx...
Rahovecit i ikën fitorja nga duart – Bashkimi triumfon pas v...