Fillimi i ndërtimit të xhamisë në fshatin Vitomiricë të Pejës, ka shkaktuar përplasje midis një numri banorësh të fshatit dhe Këshillit të Bashkësisë Islame të Pejës.
Kundërshtarët thonë se kjo pjesë ka nevojë për shkollë e çerdhe, por jo për tempull fetar, raporton KTV.
“Ne nuk jemi kundër xhamisë, por për momentin kjo lagje nuk ka kërkesë e as nevojë për xhami. Por ka nevojë për kanalizim, çerdhe fëmijësh apo shkolle”, ka thënë Bajram Kurtaj.
Por ndryshe shprehet Nimon Aliaj, përfaqësues i fshatit Katund i Ri, që ka 250 shtëpi e që gjendet vetëm 1 km larg vendit ku është paraparë ndërtimi i xhamisë.
Megjithatë puna për ndërtimin e xhamisë është ndërprerë disa herë, madje problemi ka mundur të eskalonte po të mos ishte policia, përcjell koha.net.
Derisa në Komunë thonë se kanë peticion kundër ndërtimit të xhamisë, në Këshillin e Bashkësisë Islame thonë se kërkesa për të vjen nga xhemati.
Arsenali hyn në histori me një rekord negativ në finalen e L...
Kurti pret në takim ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ferit...
Costa para vizitës në Kosovë dhe rajon: Angazhimi ndaj Ballk...
Kryediplomati shqiptar arrin në Presidencë, pritet nga Haxhi...
Haradinaj nis ditën në Drenicë: Vatër e atdhedashurisë dhe h...
Arrestohet punonjësi i sigurisë, dyshohet për dhunë ndaj pro...