Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj kërkesave të sotme të opozitës në Mal të Zi duke i quajtur të pabazuara dhe të panevojshme, raporton KTV.
Në një postim në Twitter, Hoxhaj ka kritikuar opozitën malazeze duke thënë se qëllimin final e kanë ardhjen në pushtet dhe jo raportet e mira ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
“I befasuar nga reagimi i partive opozitare në Mal të Zi sa i përket demarkacionit me Kosovën. Ato janë të pabazuara dhe të panevojshme. Vetëm një demarkim paqësor dhe konstruktiv duhet të jetë lajmi i mirëpritur nga të gjitha partitë. Mbase kjo shpjegon faktin se shqetësimet e opozitës për politikën e jashtme janë shqetësime të brendshme për të ardhur në pushtet” ka thënë Hoxhaj.
Në debatin e sotëm në Parlamentin e Malit të Zi, opozita ka kundërshtuar demarkimin që po negociohet aktualisht ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimër...