Si presion e kërcënim për deputetët po shihet nga opozita kërkesa e vazhdueshme ndërkombëtare që, edhe pse dështoi të votohej ndryshimi i Kushtetutës javën e shkuar, kjo çështje të rikthehet në Kuvend dhe të marrë votat e deputetëve.
Por, pavarësisht presionit, deputetët që i dhanë votë kundër amendamentit 24 nuk e kanë në plan të ndryshojnë qëndrimin.
Të kontaktuar nga KTV-ja disa nga deputetët e PDK-së kanë thënë se qëndrimi i tyre mbetet i njëjtë, sikurse të premten e shkuar.
Nga ana tjetër, për opozitën çfarëdo veprimi tjetër i pushtetit është i papranueshëm.
Ndërkohë, Driton Selmanaj nga KDI-ja ka thënë se megjithëse rikthimi për votim nuk është një praktikë e mirë, ajo mund të ndodhë, por do të merrte kohë, transmeton Koha.net.
Të premten e shkuar 7 deputetë të PDK-së votuan kundër ndryshimit kushtetues, 2 abstenuan, ndërsa 4 deputetë të partisë së Hashim Thaçit nuk morën pjesë fare në votim, duke bërë kështu të dështojë përpjekja e parë e pushtetit për themelimin e speciales.
Arsenali hyn në histori me një rekord negativ në finalen e L...
Kurti pret në takim ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ferit...
Costa para vizitës në Kosovë dhe rajon: Angazhimi ndaj Ballk...
Kryediplomati shqiptar arrin në Presidencë, pritet nga Haxhi...
Haradinaj nis ditën në Drenicë: Vatër e atdhedashurisë dhe h...
Arrestohet punonjësi i sigurisë, dyshohet për dhunë ndaj pro...