Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës u zhvillua seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë ndaj shtetases Enertila Beqja, e cila u arrestua pas denoncimit të Barush Ahmetaj, 31 vjeç me detyrë përgjegjës i filialit të Postës së Manzës.
Sipas Ahmetajt, përmes mashtrimit dhe premtimit për martesë bazuar në një njohje në rrjetin social Facebook që nga viti 2015, Beqja i ka zhvatur plot 6 milion lekë, mund i djersës së vëllezërve në emigracion.
I riu ka rënë në dashuri me fotot e profilit të vajzës dhe zërin e saj, duke iu përgjigjur çdo kërkese të saj për para dhe ndihmë kundrejt tezës së saj.
Në sallën e gjyqit, vajza që nuk ka asnjë lidhje me fotot e profilit të përdorur për mashtrim ka deklaruar se është e pafajshme dhe profili nuk i përket asaj.
Pasi gjyqtari i seancës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”, prindërit e vajzës kanë reaguar duke kërkuar drejtësi për të bijën, që sipas tyre ishte e lidhur me një djalë nga Durrësi që jeton në Itali.“Policia më erdhi befasishëm. Kërkoj drejtësi! Plaçkat e shtëpisë i kam bërë me ndihmën e dhëndrit, Alban Mustafa që është nga Durrësi dhe jeton në Itali”, thotë Myrteza Beqja, babai i Enertilës, shkruan TCH.
“Goca ime s’ka lidhje me Barush Ahmetajn. Ai është postier. Nga ai marr KEMP-in. Divanet e mi nuk i ka sjellë Barush Ahmetaj. Ai të shkojë t’i gjejë lekët. Albanin e kam parë në fotografi”, thotë e ëma e vajzës.
Dukagjini i shpëton humbjes nga Gjilani në çastet e fundit t...
Kallas: Zgjerimi i BE-së, antidot ndaj imperializmit rus
Prishtina e Re shënon fitore të madhe ndaj Ferizajt
Italia ftohet si vëzhguese në Bordin e Paqes, reagon Meloni
“Liria ka Emër” viziton familjen e Rexhep Selimi...
Benita kërkon këngën e Endrit për “inat” të Klodit!