Anel Rashkaj dhe Prishtina kanë ndërprerë bashkëpunimin e lidhur gjatë afatit kalimtar të verës.
Ish-kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës pranoi të luaj në futbollin kosovar duke nënshkruar kontratë me klubin nga kryeqyteti ynë.
Por pas dy muajve qëndrim, Rashkaj nuk ka mundur të ambientohet me futbollin kosovar dhe ka kërkuar largimin.
Prishtina ia ka mundësuar ndërprerjen e bashkëpunimit dhe e ka falënderuar lojtarin duke i uruar edhe suksese.
“Prishtina dhe Anel Rashkaj me marrëveshje kanë shkëputur kontratën. Kërkesa ishte e futbollistit për shkak mos përshtatjes dhe ka kërkuar të lirohet e të kthehet sërish në Suedi”.
“Andaj, Prishtina asnjëherë nuk ka mbajtur futbollistë pa vullnetin e tyre dhe me mirëkuptim ka liruar mesfushorin. Prishtina falënderon Rashkajn dhe i uron sukses në vazhdim të karrierës”, thuhet në njoftimin e klubit prishtinas.
28-vjeçari pritet të gjejë përsëri angazhim në elitën e futbollit suedez ku së fundmi ishte pjesë e AFC United.
Më parë Rashkaj ka bërë karrierë edhe tek Halmstad dhe Sandnes Ulf në shtetin e Norvegjisë.
Ia qëlloi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famsh...
Përgatitjet për zgjedhjet e së dielës, KQZ me mbledhje nga o...
Arrin në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve, BIK publikon pam...
Trump: Mund të takohem me liderin e ri të Iranit nëse ka një...
Arrestohet një person në Ferizaj, kapet me thikë dhe nën ndi...
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person