Kandidati i AKR-së për komunën e Prishtinës, Selim Pacolli ka vizituar sot lagjen e Herticëve në Kodrën e Trimave të cilëve u ka premtuar ndërtimin e një shkolle të mesme me emrin “Familja Hertica”.
Selimi ka shpjeguar se kjo do të bëhet për nder të kësaj familjeje e cila siç tha, ka kontribuar shumë në arsimin shqiptar duke liruar shtëpitë në vitet e 90’ta për zhvillimin e mësimit, shkruan arbresh.info.
“Ne synojmë këtu të ngrijmë një shkollë të re të mesme e cila do të quhej edhe në emër të kësaj familje e cila në atë kohë me zemërgjerësi liroi të gjitha shtëpitë e veta dhe pranuan që të shtyhen në një cep të trojeve të veta dhe të jetojnë në bashkësi familjare për tu liruar shkollës shqipe hapësirë për të zhvilluar mësimin normal”, tha Pacolli, shkruan arbresh.info.
Sipas tij, Prishtina ka nevojë për ndërtimin e 10 shkollave të reja./arbresh.info/
Përleshje mes dy të miturve në Pejë – Njëri theret me thikë,...
Të premten nis gjyqi i dytë ndaj Thaçit
Sulmohet me thikë një i mitur në Fushë Kosovë
Fushata kundër shpejtësisë së rrezikshme, policia ligjëron p...
Kylian Mbappé rrezikon të mungojë ndaj Benfica për shkak të ...
Mbi 3,200 persona lirohen pas amnistisë në Venezuelë