Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me dy korrik mbanë Kuvendin e shtatë zgjedhor të partisë.
Kuvendi i nesërm zgjedhor i AAK-së do të zgjedhë Këshillin Drejtues, Kryesinë dhe kryetarin e këtij subjekti partiak, ka bërë të ditur Ahmet Isufi, të mërkurën, gjatë një konference për media, ku u tha se pos delegatëve nga të gjitha komunat do të marrin pjesë edhe delegatë nga diaspora.
“Procesi zgjedhor është mbajtur në të gjitha nivelet duke u nisur nga nëndegët e degët dhe nesër me Kuvendin e shtatë zgjedhor do të përfundojë ky proces zgjedhor që vlerësohet se ka shkuar në mënyrë shumë demokratike, me konkurrencë dhe po ashtu me një gjithëpërfshrije duke pasur parasysh edhe ndryshimet që kanë ndodhur dhe anëtarësimin e mëtutjeshëm në AAK të kategorive të ndryshme të shoqërisë”, ka thënë Isufi.
Jahja Lluka njoftoi se në Kuvend do të jenë të pranishëm 562 delegatë të zgjedhur nga të gjitha kuvendet e degëve, si dhe nga diaspora. Ai gjithashtu tha se kryetari i partisë do të zgjidhet me votë të fshehtë.
“Në Kuvend do të jenë të pranishëm 562 delegatë të zgjedhur nga të gjitha kuvendet e degëve si dhe nga diaspora. Lista kandiduese e Këshillit Drejtues është e përbërë nga 132 njerëz , të cilët nga kjo listë do të zgjidhen 70 me votë të fshehtë, kësisoj do të zgjidhet edhe kryetari, pa marrë parasysh nëse do të ketë edhe ndonjë kandidat tjetër përveç Haradinajt”, ka thënë Lluka.
Në kuvend gjithashtu do të diskutohet edhe Programi politik i partisë, i cili do të aprovohet në fund, përfundoi Lluka duke shpresuar që gjithçka të shkojë ashtu siç e kanë planifikuar.
Ndërkaq, Besnik Tahiri dy korrikun e cilësoi si ngjarje të rëndësishme për AAK-në sepse sipas tij ky proces zgjedhor gjashtëmujor ka sjellë ndryshime serioze, lidership të degëve, nëndegëve dhe strukturave të tjera.
Kurti: Sulmi ndaj kanalit Ibër–Lepenc ishte përpjekje e qëll...
Pas gati një dekade, Aridon Bllaca largohet nga Gjilani
Go+ Peja rikthen në skuadër basketbollistin Fatlind Shoshaj
Tronditet Cyrihu: Vritet 71-vjeçarja nga Kosova, tre persona...
“Operacioni fshesa” tek Llapi, largohen tre lojtarë
Leonid Berisha gati për sfidën e radhës, përballet me grekun...