Nga muaji tetor, Brian Corteville Konsulli i Ambasadës Amerikane në Prishtinë, thotë se do të lëshohen të gjitha vizat drejtë ShBA, me përjashtim të atyre turistike, transmeton arbresh.info.
Vizat turistik mbi 60 vjeç, ose anëtar që njëri prej tyre së paku është mbi 60 vjeç, Vizat e fejesës dhe lotaria kosovare.
“Një aplikant mund të vazhdojnë një vizë këtu, të gjitha llojet e vizave, përveç vizave turistike, edhe kjo kur të përfundojë objekti i ri i ambasadës,” shprehet konsulli Corteville.
Më shumë se 100 kosovarë kanë emigruar në ShBA, vetëm në muajin e fundit kanë qenë 8 ose 9 persona, përmes vizave të fejesës.
“800 persona emigrojnë çdo vit në ShBA dhe nga janari do të lëshohen të gjitha vizat këtu,” deklaron Corteville në RTK.
Për vizat që procesohen në Prishtinë, thotë se terminet bëhen shumë shpejtë dhe është e thjeshtë, dhe shumica e aplikimeve thotë se pranohen.
Por, meqë ka mësuar të flas shqipen standarde ai e ka një problem me personat që vijnë nga fshati.
“Problem shumë me ata që vijnë nga fshati dhe nuk po kuptoj kur flasin. Na duhet një përkthyes shqip-shqip, por nuk është problem,” qeshë Cortevill.
/arbresh.info/
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...
Gimbo bëhet pjesë e BBVA, tregon se çka i tha Gjesti për loj...