Rregullorja e shkollën “Winston Churchill School” në Woking, në Britani të Madhe, është e shkruar e zezë mbi të bardhë: prindërit nuk hyjnë në brendësi të oborrit të shkollës për të lënë dhe marrë fëmijët e tyre. Por me sa duket nuk ka mjaftuar.
Kështu, mësuesit e dezhurnit, në orarin e hyrjes dhe të daljes së nxënësve, dalin para derës për mos lejuar futjen e makinave të nënave dhe baballarëve, ku i tregojnë se ku duhet të parkojnë. Deri sa një nga mësuesit, me një shikim të mprehtë, është bërë një “hero”, me babanë e nxënësit që përfundoi në pranga.
Rainier Schoeman, 22 vjeç ka goditur mësuesen me kofanon e makinës së tij “Volkswagen” dhe thuajse shtypi dy fëmijë me biçikletë. Ishte aty sepse kishte shkuar të merrte djalin në shkollën në Surrey. Edhe ai duhej t’i bindej urdhrit të drejtuesve të shkollës, që i kërkon prindërve të zbrisnin fëmijët jashtë derës dhe jo në brendësi të institutit. Por ai e shkeli.
Kështu, kur mësuesi nuk e lejoi të hyjë, Schoeman ndezi makinën dhe shtypi gazin, duke goditur zonjën në këmbë dhe duke e ngritur mbi kofanon e mjetit që drejtonte. Ai e mori zvarrë për disa metra.
Polici që ndërhyri pas episodit, Andrew Searle, ka deklaruar gjatë procesit që aksioni i prindit ishte “absolutisht i pakëndshëm” dhe mund të kishte pasur “pasoja më tragjike për mësuesin dhe për fëmijët e tjerë”.
Në gjykatë, babai i zemëruar, nuk e ka pranuar plotësisht përgjegjësinë e tij, duke fajësuar viktimën. Por gjykatësi e ka shpallur fajtor dhe e dënoi.
https://www.youtube.com/watch?v=sxCAlGeyhJE
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë