Fillon projekti “Prishtina Riciklon”

15:34 | 1 Korrik 2015
M. A.

Nëpër shkollat fillore të Prishtinës do të fillojë riciklimi i mbeturinave. Kjo është bërë në kuadër të projektit PRISHTINA RICIKLON, projekt ky i implementuar në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe i mbështetur nga Programi për Shërbime të qëndrueshme Komunale në GIZ, Green Art Center – Prishtina.

Sot është bërë edhe pajisja e shkollave fillore me infrastrukturë për ndarjen e mbeturinave, përkatësisht, me kontenier për mbeturina të riciklueshme dhe mbeturina të përgjithshme.

Krahas ndarjes së mbeturinave në shkolla dhe fillimit të procesit të riciklimit në hapësirat shkollore dhe institucionale në Komunën e Prishtinës, shumë shpejt do të fillojë edhe pilotimi i disa lagjeve në Prishtinë, dhe kështu, Prishtina bëhet qyteti i parë i cili mbështet riciklimin institucionalisht.

Green Art Center – Prishtina (GAC) është në fazën e pilotimit të Klubeve të Gjelbra dhe Rrjetit EcoFriend edhe në qytete tjera të Kosovës.

11656116-701285496649893-1808204870-o

Shpërndaje në rrjete sociale