Raporti i konkurrueshmërisë analizon mbi 120 tregues për çdo ekonomi të botës, të grupuara në 12 kolona kryesore. Ndër to përfshihen cilësia e institucioneve, infrastruktura, gjendja ekonomike, shërbimet prioritare si arsimi dhe shëndetësia, zhvillimi i tregjeve financiare, si dhe inovacioni i biznesit.
Sipas Forumit Ekonomik, për këtë vit Shqipëria renditet ekonomia e 75-të më konkurruese në botë, duke lënë pas Serbinë, Malin e Zi, Bosnjen, por edhe Greqinë. Ky është viti i tretë radhazi që ekonomia shqiptare vlerësohet pozitivisht, duke e përmirësuar renditjen me 22 vende në shkallë globale.
Sipas raportit, Shqipëria ka shënuar përmirësim thuajse në të gjitha kolonat, por ndikimin përcaktues e ka dhënë ambienti makroekonomik, për shkak të uljes së borxhit publik dhe renditjes më të mirë nga agjencitë që vlerësojnë financat publike.
Brenda treguesit të konkurrueshmërisë, Forumi Ekonomik i pyet bizneset edhe për faktorët më problematikë që i pengojnë në aktivitetin e tyre. Këtë vit, në vendin e parë, biznesi liston taksat si faktorin më pengues, ndërsa në vendin e dytë dhe të tretë renditen korrupsioni dhe qasja në financim.
Indeksi i konkurrueshmërisë konsiderohet si një nga treguesit më të plotë për vlerësimin e ekonomive. Sipas “The Economist”, sa më shumë një ekonomi përmirëson renditjen në këtë indeks, aq më të larta janë të ardhurat e saj. /TopChannel/
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...