Kandidati i AKR-së, për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli, hapi fushatën zgjedhore në Hajvali ku para të pranishmëve tha se do të jetë zëri i qytetarëve të Prishtinës, përcjell arbresh.info.
“Ju betohem se do të jem zëri juaj në çfarë do niveli që do t’ju përfaqësoj kudo që të jem andej”, tha Pacolli.
Pacolli kërkoi mbështetjen e banorëve të Hajvalisë, në mënyrë që Prishtina të jetë një qytet në shërbim të qytetarëve e jo të burokratëve.
“Sonte jam për të kërkuar mbështetjen e juaj, që të kemi një qytet që është në shërbim të qytetarëve jo të burokrateve, jo një qytet komunal i atyre që kacafyten dhe nuk janë në gjendje të ofrojnë zgjidhje”, ka thënë Pacolli.
Ai poashtu tha se të rinjtë e Prishtinës janë alternativa e AKR-së të cilët sipas tij iu është privuar e drejta e punës dhe lënë në periferi.
Aleanca Kosova e Re në fund prezantoi edhe kandidatët e degës se 5-të për asamble komunale./arbresh.info


Shënohet 37-vjetori i Grevës së Minatorëve të Trepçës
Sot mbahet seanca për buxhetin 2026
Për të tretën ditë radhazi vazhdon seanca gjyqësore për sulm...
Qeveria e Kosovës mban sot mbledhje
Mot i paqëndrueshëm: reshje, erë e fuqishme dhe rënie temper...
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...