Kutive të votimit në Berlin i është drejtuar edhe Angela Merkel, e cila pritet të marrë mandatin e katërt si kancelare e Gjermanisë.
Sipas sondazheve të fundit të publikuara nga mediat gjermane, fitorja e Merkelit është e pashmangshme, transmeton portali arbresh.info
Gjatë kohës së votimit Merkel nuk ka dhënë asnjë deklaratë për media.
Merkel gjatë mandatit si kancelare u kundërshtua nga bashkë partiakët e saj për politikën me dyer të hapura gjatë vitit 2015.
Në krizën më të madhe të refugjatëve pas Luftës së Dytë Botërore, Merkel hapi dyert për më shumë se 1 milionë refugjatë dhe emigrantë që largoheshin nga lufta në Lindjen e Mesme./arbresh.info/
Kurti në Malishevë, iu flet të gjithëve një nga një për fill...
Manuel Neuer pas eliminimit nga PSG: Na mungoi instinkti vra...
Kurti për bashkimin LDK-Osmani: Le të punojnë me çka dinë e ...
Rama mbledh drejtuesit politikë në selinë e PS
Kurti për shtyrjen e vendimit për katërshen e UÇK-së: Kosova...
Vrasja në Gjakovë, arrestohet edhe një i dyshuar – Policia j...