Sot ka vazhduar seanca gjyqësore ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje të dyshuar për sulm në Kuvendin e Kosovës, në gusht të vitit të kaluar.
Dëshminë e tij sot e ka dhënë Egzon Metolli i cili ndodhej afër ndërtesës së Kuvendit kur ndodhi sulmi dhe ishte personi i parë që kishte lajmëruar policinë për këtë sulm, shkruan arbresh.info.
Deputeti i VV-së, Frashër Krasniqi ka thënë përmes një postimi në Facebook pas gjykimit të sotëm se dëshmitari ka thënë se nuk ka dashur të jap dëshmi pasi “janë arrestuar persona të tjera prej atyre që i ka parë”.
Lexoni të plotë postimin e Krasniqit:
Ne seancen e sotme gjyqesore kunder meje, Egzonit, Adeas dhe Ardheut, njeri nga deshmitaret tha “Policia me ka thirrur disahere per te deshmuar por une kam refuzuar dhe ju kam thene qe NUK DESHMOJ NE KETE RAST NGASE JU KENI ARRESTUAR PERSONA KREJT TJERE PREJ ATYRE QE I KAM PARE UNE”.
Kjo eshte edhe nje deshmi me shume per montimet qe i ka bere policia ne lidhje me kete rast./arbresh.info/
Refuzohet kërkesa e Barcelonës për ta shtuar për 17 mijë kap...
KE-ja propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Pe...
Stërvitja Shqipëri-Kosovë-Kroaci, Vengu: Paniku i Beogradit ...
Vuçiç kërkon nga Sorenseni angazhim më aktiv të BE-së në dia...
Kurti takohet me ambasadorin italian, diskutojnë zhvillimet ...
Trajneri i Celjes flet para përballjes me Dritën: Duhet të j...