Deputetja e OBRM-PDUKM-së, Dafina Stojanovska nga foltorja e Kuvendit ka kritikuar ligjin për gjuhët në Maqedoni ku me një fjalor të ashpër ka kritikuar shefin e grupit parlamentar të LSDM-së, Tomislav Tuntev duke i thënë se e kanë dorëzuar shtetin në duar të shqiptarëve.
Stojanovska në mes tjerash tha se i uron shqiptarët për ligjin e gjuhës dhe kanë gjetur vend pa qen mbrojtës, duke aluduar për partinë politike maqedonase LSDM. Ajo ka vazhduar të ofendojë deputetët e LSDM-së për shitjen dhe tradhëti ndaj shtetit.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi i ka tërhequr vërejtjen deputetes së OBRM-PDUKM-së duke i thënë që të ketë kujdes me fjalorin se vjen nga një komunë ku duhet të kthehet te bashkëqytetarët shqiptarë, pra në Gostivar.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira