Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ftuar banorët e fshatit Shipitullë të Obiliqit të cilët po përballen me probleme të shpronësimit, që sot të shkojnë në një takim me të në menzën e KEK-ut në ora 20:00.
Haradinaj e ka bërë këtë të ditur në një konferencë për media pas një vizite që ka zhvilluar në Korporatën Energjetike të Kosovës dhe pas një takimi që ka pasur me zyrtarët e lartë të kësaj ndërmarrjeje, shkruan arbresh.info.
“Të gjithë banorët e Shipitullës në ora 20:00 do ta mbajmë një takim në KEK, në menzën ku hajnë punëtorët e KEK-ut. Do të flasim dhe nuk do të shkojmë në shtëpi derisa të bëjmë një zgjidhje të drejtë për këtë çështje. Është abuzuar me kohën prandaj duhet të përdorim masa më direkt për tu gjendur zgjidhja. Kompromise nuk do të bëjmë me askënd”, ka thënë Haradinaj.
I pyetur se a do t’i dëboj me forcë banorët e kësaj zone për shkak të mihjeve të KEK-ut, Haradinaj ka thënë se kjo nuk do të ndodh kurrë.
“Kurrë jo, ata janë njerëzit e këtij vendi, vëllezër dhe motra tona, por do ta gjejmë një zgjidhje, për këtë arsye do të ulemi me ta, jo t’i dëbojmë por të gjejmë një zgjidhje për ta”, është shprehur kryeministri.
Ai ka folur edhe për pagat e punëtorëve të KEK-ut duke thënë se ato do të ngritën për ata që punojnë në kushte të vështira dhe të rënda./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1536907583040995/
140 kg eksplozivë të gjetur në veri, Baliqi: Janë prodhuar n...
IA zbulon gjatë gjumit rrezikun për 130 sëmundje
Barcelona bën detyrën ndaj Oviedos, rikthehet si lidere e La...
Aksident i rëndë në Fier, vdes 35-vjeçari
Shpërthejnë protesta kundër ICE në SHBA: Nuk do të durojmë
Mes tensioneve të shumta, Trepça shkon me epërsi pas pjesës ...