Kryeakademiku serb Vladimir Kostic ka thënë se Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve nuk do të bëjë ndonjë platformë të bisedimeve Kosovë-Serbi.
“Ne nuk mund të bëjmë platformë sikur ndonjë parti por mund të japim mendim të ekspertëve, të anëtarëve tanë. Ne duam një dialog serioz, pa ndasi në patriotë dhe tradhtarë. Nëse mësojmë ta dëgjojmë njëri-tjetrin, atëherë mund të ketë rezultat të atyre bisedimeve”, ka thënë Kostic.
Ndryshe, kreu i Akademisë serbe ka thënë dy vjet më parë se Serbia tashmë e ka humbur Kosovën. Por, ai ka thënë se ky është një qëndrim privat i tij e jo i Akademisë./Express/
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...