Karl-Heinz Rummenigge ka kritikuar sulmuesin polak, Robert Lewandowski pasi ka ngritur pyetje në lidhje me merkaton e bërë nga bavarezët.
Kampioni gjerman investoi 40 milionë euro për të marrë Corentina Tolisso nga Lyon, 20 milionë euro për Niklas Sule të Hoffenheim, 20 milionë euro për blerjen përfundimtare të Kingsley Coman nga Juventus, plus huazimet e James Rodriguez dhe Sebastian Rudy.
“Bayern duhet të gjejë diçka të re dhe kreative, nëse klubi dëshiron që “yjet” më të mëdha të futbollit botëror të tërhiqen nga projekti i tyre. Nëse dëshiron të qëndrosh në nivelet më të larta, ke shumë nevojë për këta lojtarë,” – tha Lewandowski, pas humbjes 2-0 ndaj Hoffenheim.
“Padyshim që Robert është irrituar nga merkato e PSG. Ai është i punësuar te Bayern Munich si futbollist dhe fiton shumë para. Nuk jam dakord me kritikat e tij. Ai që kritikon klubin ose shokët e skuadrës do të ketë personalisht probleme me mua. Do të futet në telashe. Nuk më kanë pëlqyer as deklaratat e tij në fund të sezonit të kaluar, ku akuzonte të gjithë se nuk e kishin ndihmuar të shpallej golashënuesi më i mirë”, ka thënë Rummenigge./IndeksOnline/
KESCO kërkon rritje prej 21.3% të çmimit të energjisë elektr...
Kërkohet ndihmë për gjetjen e një gruaje në Lipjan
Trevon Allen ndahet me Golden Eagle Yllin
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...
Virusi i rrezikshëm rikthehet në Azi, Nipah ndez alarmin glo...
Flick: Është e qartë se duhet të përmirësohemi, pjesa e dytë...