Audi do të tregojë në Sallonin e Frankfurtit deri ku ka arritur në lidhje me lëvizjen autonome të makinave të tij.
Audi A8 do të jetë makina e parë në botë me mundësinë e lëvizjes autonome të nivelit 3. Kjo do të thotë se në rrugët ku një barrierë fizike ndan kahet e lëvizjes, makina e re e luksit mund të ecë vetë nëse shoferi aktivizon “Audi AI Traffic Jam”.
Një autonomi më të madhe do të ketë koncepti SUV i Audit, që do të ketë 3 motorë elektrikë. Kjo makinë do të jetë me një autonomi të nivelit 4, që do të thotë se mund të ndryshojë korsi për të parakaluar, gjithmonë me një shpejtësi më të ulët sesa 130 km/h.
Por, perla do të jetë një makinë me autonomi lëvizëse të nivelit 5. Me 4 motorë elektrikë, makina mund të ecë për 700 deri në 800 km pa nevojën e shoferit në asnjë aspekt.

Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm rreth 22% e raketave
Mbi 10 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 13:00 në përfa...
SHBA riafirmon rëndësinë strategjike të KFOR-it për stabilit...
Konfirmohet nga Policia: Vdes gruaja që ra nga një ndërtesë ...
Zvërneci, Rama sjell shembullin e Portugalisë: Ria Formosa, ...
Tragjedi në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa një grua – dyshoh...