Edhe pse ishte ndër emrat përfolur, Saimir Tahiri nuk u përshi nga Rama në qeverinë tij të re. Në kabinetin e kaluar Tahiri ishte ndër ministrat më të sulmuar, derisa erdhi shkarkimi i tij pak muaj para zgjedhjeve parlamentare.
Fillimi i sesionit të ri parlamentar e ka gjetur Tahirin funksion të lartë në qeveri, duke mbetur thjeshtë kryetar i PS-së për kryeqytetin. Ai është futur me vonësë dhe i vetëm në hyrje të Kuvendit, ndërkohë që është ulur në fund të sallës po i vetëm dhe siç duket nga fotoja, i zhytur në mendime.
Ndonëse kur ishte ministër, edhe pse shumë i anatemuar, Tahiri ishte ministri më i vlerësuar nga Rama, por pas goditjes që kryeministri i dha duke e shkarkuar, Tahiri tashmë është shndërruar në një deputet mësë të zakonshëm. Kështu Rama duket se e ka “braktisur” atë që dikur mbështetse me forcë dhe e cilësonte, së bashku me Veliajn, sit ë përkëdhëlurin e tij.
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit