Kryeparlamentari Kadri Veseli, në një konferencë për media ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës ka dalë me propozimin që edhe Kosova të ketë një ligj, që njihet si Veting, nëpërmjet të cilit kontrollohet figura e dikujt përpara se t’i ofrohet një vend pune.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka thënë se Kosova do të jetë strehë e sigurt e të gjithë qytetarëve të vendit dhe se çështjet që janë të ngritura me hipoteza do të orientohen në mënyrë shumë të hapur.
Në konferencën e mbajtur për media pas mbledhjes së Kryesisë, Veseli tha se vendi ka nevojë për reforma në sistemin e drejtësisë.
“Çështjet që kanë të bëjnë me hipoteza të ngritura do t’i orientojmë brenda institucioneve në mënyrë shumë të hapur. Kemi nevojë për reforma në sistemin e drejtësisë. Kam biseduar edhe me mandatarin e Vetingut i cili do të përfshijë jo vetëm sistemin e drejtësisë dhe sigurisë por edhe atë politik. Propozimi ynë do të jetë shumë i qartë për të gjithë ne në politikë por edhe për të gjithë familjarët tanë që të dihet saktësisht se cila është e vërteta”, është shprehur Veseli.
Netanyahu: Një sulm i Iranit ndaj Izraelit do të ishte një g...
Sipas mediave në Spanjë, Diego Simenone do të largohet nga A...
Vengu: Shqipëria dhe Hungaria krah për krah në KFOR dhe misi...
SHSKUK sqaron bashkëpagesën prej 3 euro për personat shoqëru...
Përparim Kryeziu emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Shk...
Benfica reagon ndaj pezullimit të përkohshëm të Gianluca Pre...