Sekretari i AKR-së, Rrahim Pacolli ka uruar Kadri Veselin për zgjedhjen si kryetar i Kuvendit si dhe deputetët për legjislaturën e gjashtë.
Pacolli nëpërmjet një statusi në rrjetin social ka shkruar se Veseli u zgjedh në krye të Kuvendit në të njëjtën datë kur shqiptarët e shpallën Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Statusi i plotë:
I uroj Kadri Veselit zgjedhjen e sërishme në krye të Kuvendit në po të njëjtën datë kur shqiptarët e shpallën Kushtetutën e Republikës së Kosovës në vitin 1990.
Suksese z.Veseli në detyrën e kryetarit dhe urime të gjithë parlamentarëve të legjislaturës së gjashtë.Rr.P
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë