Rreth 50 fitues të Çmimit Nobel, që përfaqësojnë një të katërtën e fituesve nga lëmia e Kimisë, Fizikës, Fiziologjisë, Mjeksisë dhe Ekonimisë, kanë marrë pjesë në një sondazh të Arsimit të Lartë, në të cilin kanë dhënë teoritë e tyre mbi përfundimin e njerëzimit.
Pak a shumë një e treta e tyre besojnë se mbipopullimi dhe degradimi i mjedisit do të jenë kërcënim i madh për njerëzimin, transmeton portali arbresh.info
Përderisa popullsia e botës po rritet me shpejtësi, ekspertët besojnë se kjo do të ketë një efekt të dëmshëm në mjedis, pasi kërkesat në rritje për ushqim do të jenë të paqëndrushme.
Për Times High Education, njëri nga ta tha se ‘ndryshimi i kilmës, sigurimi i ujit të freksët për popullsinë në rritje, do të jenë ndër problemet më të mëdha me të cilat do të përballet njerëzimi’.
Sipas tyre shkenca është e nevojshmë për të adresuar këto probleme dhe gjithashtu të edukojë publikun për të krijuar vullnet politik mbi zgjidhjen e këtyre problemeve.
Ata shtojnë se kërcënim tjetër është lufta bërthamore, ku rreth 23 për qind e të të anketuarve besojnë se bota do të përfundojë në nga një luftë katastrofike.
Vetëm 8 për qind e tyre besojnë se njerzimi mund të shfaroset nga sëmundjet ngjitëse./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...