Vdekja e shqiptarit 30-vjeçar Ardian Zagani rrugëve të Londrës teksa po shkonte me biçikletë në ditën e parë të punës së tij në një kolegj, ka shkaktuar një valë të gjerë reagimi, pasi qytetarët janë hedhur në protestë.

Sikundër demostrohet edhe nga fotoja në fjalë, dhjetëra qytetarë anglezë kanë dalë të protestojnë në mënyrë simbolike, nën moton “Stop vrasjes së çiklistëve”. Ky reagim qytetar erdhi pas vdekjes së shqiptarit Zagani, i cili u përplas nga një kamion “Ford Transit” rreth orës 6 të mëngjesit, në rrugën “Camden Holloway”.
“Do të bashkohemi në orën 6 pasdite në një protestë të madhe më 4 shtator, për t’u solidarizuar me viktimat e aksidenteve rrugore,” shkruhet në faqen e Facebook të nismës “Stop vrasjes së çiklistëve”.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...