Mbledhja e parë e seances parlamentare për legjislaturën e re do të jetë më datën 9 shtator, në orën 10.00. Pas dekretit te djeshem te Presidentit Ilir Meta, pritet te caktohet edhe emri i kryesuesit te seances se pare te parlamentit te ri të dalë pas zgjedhjeve të 25 qershorit.
Sipas rregullores se Kuvendit, kjo seance duhet te drejtohet nga deputeti më i vjetër, i cili është ish-kryeministri Sali Berisha. Të kontaktuar nga gazeta “Panorama”, burime nga stafi i ish-kryeministrit, bëjnë me dije se akoma nuk ka një qëndrim të Berishës për këtë gjë.
Por kujtojmë se para katër vitesh, Berisha vetë, nuk pranoi të ishte kryesuesi i seancës së parë plenare dhe nisur nga kjo, me shumë gjasë edhe këtë 9 shtator, Berisha nuk do të jetë kryeparlamentari për një ditë i Kuvendit të ri të Shqipërisë.
Nëse kjo ndodh, pra Berisha nuk do të pranojë të jetë në drejtimin e seancës, atëherë sipas Rregullores së Kuvendit, në drejtim do të jetë deputeti pasues më i vjetër, që është demokrati Tritan Shehu.
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...