Marka Inspiron zakonisht i dedikohet pjesës më të madhe të konsumatorëve megjithatë me produktet e reja Dell u zgjat dorën edhe adhuruesve të lojërave.
Ditën e sotme Dell prezantoi një laptop dhe një desktop lojërash Inspiron dhe një monitor 34 inç Alienware të lakuar.
Marka Inspiron zakonisht i dedikohet pjesës më të madhe të konsumatorëve megjithatë me produktet e reja Dell u zgjat dorën edhe adhuruesve të lojërave.
Inspiron 15 7000 vjen me ekran kundër reflektimit Full HD ose 4K. Në brendë gjendet një procesor katër bërthamësh Core i7 dhe kartë grafike diskrete Nvidia GeForce GTX 1060 dhe 6GB memorje grafike. Laptopi është 2.54 cm i trashë.
Laptopi ka dy ventilatorë, dy disqe solidë dhe mund të ngarkohet në 80% për vetëm 60 minuta. Porta HDMI 2.0 mbështet videot 4K me 60 frekuenca në sekondë.
Dell gjithashtu prezantoi një desktop lojërash Inspiron i cili është “Gati për VR.” Fillon nga 600 dollar dhe bazohet në procesorët Ryzen të AMD.
Konfigurimet për realitetin virtual fillojnë nga 1,000 dollar ndërsa konfigurimet standarde për 650 dollar. Ai bart teknologjinë SenseMiXFR, ftohje të lëngshme, audio 7.1, aksesorë Alienware dhe një sistem të avancuar ventilimi.
Së fundit ekran 34 inç Alienware vjen në dy versione: AW3418DW kushton 1,500 dollar dhe AW3418HW kushton 1,200 dollar.
Paneli do të jetë i disponueshëm në dy rezolucione, WQHD 3440×1440 ose WFHD 2450×1440. Të dy vinë me Nvidia G-Sync.
AW3418DW ka një frekuencë rifreskimi prej 120 Hz dhe përgjigje 4 milisekonda.
AW3418HW ka frekuencë prej 160 Hz dhe përgjigje prej 4 milisekondash.
Tragjedi në SHBA/ Gjyshi dhe mbesa 3-muajshe sulmohen për vd...
Të shtëna me armë në Afrikën e Jugut, të paktën 11 viktima
Misteri i krimit në Çaçak të Serbisë, brenda shtëpisë u gjet...
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI