Vret veten aksidentalisht një serb i Klinës

19:57 | 27 Qershor 2015
M. A.

Policia e Kosovës nga stacioni policor në Klinë, ka bërë me dije se sot, më 27.6.2015, rreth orës 13:50, është njoftuar nga personeli mjekësor i shtëpisë së shëndetit në Klinë, për një person të sjell nga disa të tjerë për ndihmë mjekësore, pasi që ishte i lënduar (plagosur) me armë zjarri.

Njësitet policore pranë këtij stacioni kanë shkuar në shtëpinë e shëndetit në Klinë dhe pas kontaktit me personelin e këtij institucioni, janë njoftuar se personi R. D. 1962, serb kosovar nga fshati Bingjë KK Klinë, nga plagët e marra me armë zjarri ka ndërruar jetë.

“Deri të ky incident kishte ardhur sipas dëshmitarëve, dëshmive dhe provave tjera të gjetura në vend ngjarje pasi që viktima aksidentalisht me armë gjuetie ka qëlluar veten në këmbën e djathtë duke shkaktuar plagosjen dhe më pas vdekjen, që veç ishte konfirmuar nga mjeku kujdestar i Qendrës Mjekësore në Klinë”, thuhet në njoftimin për media të Policisë së Kosovës.

Njësitet policore pranë Stacionit Policor në Klinë, Njësitet Rajonale të Policisë për Krimeve të rënda në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë, si dhe Prokurori i shtetit kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë proceduar rastin dhe mbledhur dëshmi tjera relevante, për të marr detaje tjera që kanë shpie deri të ky rast.

Policia thotë se rasti është klasifikuar i tillë bazuar në dëshmitë e dhëna, provat e gjetura në vend ngjarje dhe çdoherë në konsultim dhe këshillim të Prokurorit të shtetit të Prokurorisë Themelore në Pejë, ndërsa trupi i pajetë me urdhër të Prokurorit të shtetit është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore, kurse rasti do hetohet nga njësiti i hetimeve rajonale në Pejë.

Shpërndaje në rrjete sociale