Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, ka kërkuar 500 mijë euro nga Qeveria e Kosovës.
Kjo ka bërë që rishikimi i buxhetit të mos dërgohet për aprovim në Kuvendin e Kosovës.
Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka kërkuar që këto mjete t’i merren Ministrisë së Arsimit, dhe në tetor të gjendet një zgjidhje për t`ia kthyer sërish këto mjete kësaj ministrie, raporton KTV.
Por kreu i qeverisë, Isa Mustafa, ka thënë se në mbledhjen e sotme nuk mund të merren vendime, pasi ajo është thirrur vetëm, për të bashkërenduar qëndrimet për riprocedimin e amendamenteve kushtetuese, që sa më shpejtë të hidhet në rivotim në Kuvendin e Kosovës, përcjell koha.net.
Ai i ka sugjeruar ministrit Hoti, që për këtë kërkesë të MPJ-së, ta procedojnë përmes komisioneve dhe pastaj të sillet për vendim në qeveri.
Kadri Veseli feston sot ditëlindjen, mbush 59 vjet
Serwer: Vetë mbështeta krijimin e Gjykatës Speciale, kam gab...
Fantastike: Shqiptari Jurgen Uldedaj mbron titullin IBO ndaj...
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...