Deputetët prej nesër do të fillojnë me punë pas pushimit vjetor që e shfrytëzuan prej datës 18 të këtij muaji. Për nesër është planifikuar seancë e Komisionit për mbikëqyrje të punës së Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim (DSK) dhe Agjencisë për zbulim.
Në rend dite janë edhe raportet e punës së DSK-së për vitin 2016 dhe Agjencisë për zbulim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Seanca plenare është planifikuar për 4 shtator, në të cilën deputetët duhet të diskutojnë për propozimin për shpalljen e konkursit për prokuror të ri publik.
Pas shkarkimit të Zvrlevskit, Qeveria më 22 gusht solli përfundim që t’i propozojë Kuvendit të shpallë konkurs për emërim të prokurorit të ri.
Kjo procedurë zbatohet në pajtim me nenin 41 të Ligjit për Prokurori Publike.
Vasfije Krasniqi mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”, d...
Katër vetura përfshihen në aksident në Prishtinë, shtatë të ...
Tully: Pas qershorit 1999, Policia Ushtarake e UÇK-së nuk ka...
Rasti spiunazhit ndaj zyrtares së OSBE-së, Apeli shpall prov...
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 23-vjeçarja
Trajneri i Irlandës: Kosova ka qenë mbresëlënëse në ndeshjet...