Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca, pas përfundimit të seancës së Kuvendit ka thënë se tash pas mos miratimit të ndryshimeve kushtetuese beteja e Kosovës është që ta kundërshtojë trajtimin e Rusisë ndaj Kosovës.
Sipas tij Rusia është i vetmi vend i anëtarësuar nëpër institucionet evropiane ku ka të burgosur politikë, ku vriten gazetarë, ku kundërshtarët politikë eliminohen prej pushtetit autoritar të presidentit Vladimir Putin.
“Nuk është e mundshme që një Rusi e tillë, një armik i përbetuar i shqiptarëve ta gjykojë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Kjo është e papranueshme dhe unë mendoj që këtu i kemi argumentet më të fuqishme se që i kishim brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ne mendojmë që do të ishte shumë e dëmshme kjo edhe nëse hapet si iniciativë, mendoj që gjithë duhet ta krijojmë tash është koha e konsensusit nacional si Kosovë pavarësisht subjekteve politike të cilave u takojnë që ta themi një gjë hapur dhe një gjë shumë të qartë Rusia qe 150 vitet e fundit bashkë me Serbinë bënin plane për mos me ekzistuar askund në gjeografi harta politike e shqiptarëve”, ka thënë Konjufca.
Partia e Konjufcës e ka kundërshtuar vazhdimisht themelimin e Gjykatës Speciale.
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj