Amendamentet kushtetuese që do t’i hapnin rrugës krijimit të Gjykatës Speciale nuk morën votat e nevojshme në Kuvendin e Kosovës.
Gjykata Speciale dështoi pasi që nga 81 vota të nevojshme për të ndryshuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës, numërimi rezultoi në 75 vota Për, 7 Kundër dhe 2 Abstenime.
“Kuvendi nuk e miratoi amendamentin kushtetues dhe me këtë rast mbyll punimet e seancës planare”, tha kryeparlamentari Kadri Veseli.
Ky amendament nuk kaloi ngaqë duhen 2/3 e votave të deputetëve.
Ndryshe, gjatë seancës deputeti Nait Hasani propozoi që ky amendament të votohet në mënyrë të fshehtë nga deputetët e kuvendit.
Por dolën 60 deputetë dolën kundër këtij propozimi.
Gjatë ditës së enjte, kur po mbahej seanca parlamentare për krijimin e Gjykatës Speciale, pati shumë debate e akuza mes deputetëve të pozitës dhe opozitës.
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...