Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur grupin prej 37 vullnetarësh të rinj të Korpusit amerikan të Paqes në Kosovë, të udhëhequr nga drejtori, Stephen Kutzy, që prej muajit shtator do të fillojnë punën e tyre në ndihmë të shkollave të ndryshme të Kosovës.
Presidentja Jahjaga vlerësoi lart ndihmën që vullnetarët e Korpusit Amerikan të Paqes po ju ofrojnë të gjitha komuniteteve nëpër pjesë të ndryshme të Kosovës dhe tha se kontributi i tyre është shumë domethënës.
Ajo tha se vullnetarët e Korpusit të Paqes, përveç punës së drejtpërdrejtë me fëmijët nëpër shkolla, do të ndihmojnë edhe në thellimin e miqësisë dhe forcimin e marrëdhënieve midis qytetarëve të Kosovës dhe popullit amerikan.
Drejtori i Korpusit amerikan të Paqes në Kosovë, Stephen Kutzy, e falënderoi Presidenten Jahjaga si dhe institucionet e qytetarët për pritjen e ngrohtë që i kanë bërë vullnetarëve të Korpusit të Paqes, të cilët pas përfundimit të trajnimeve do të vendosen nëpër familje në vendbanimet e ndryshme të Kosovës.
Skuadre belge ofertë për Zenelin, Elfsborg e vlerëson më shu...
Nigeri, 28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armat...
Arsenal kalon në gjysmëfinale të Carabao Cup, eliminon Cryst...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...
Pavarësisht kundërshtimit të Perëndimit, Serbia zgjat marrëv...
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë