Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani që në fillim të fjalës së saj se do të votojë për themelimin e Gjykatës Speciale, duke u rreshtuar kështu në anën e pengimit të një të keqeje më të madhe për Kosovën.
Ajo rikujtoi se nëse nuk e bëjmë vetë, këtë do ta bëjë Këshilli i Sigurimit, sipas një skenari pa marrëveshje me Kosovën por me UNMIK-un, duke kthyer kështu pas Rezolutën 1244 të KS. Kjo do të ishte shkelja më e rëndë e sovranitetit të vendit tonë.
Ajo u shpreh se do të votojë për themelimin e kësaj gjykate nga këto motive dhe jo nga presione a interesa të tjera politike.
Vjosa Osmani e ka dëshmuar edhe më herët në situata të tjera se mendon e vepron me kokën e vet. Ajo vazhdon të jetë kundërshtare e koalicionit me PDK-në, ndonëse është pjesë e subjektit që bashkëqeveris me këtë parti.
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...