Gjykimi për terrorizëm në sulmin në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës ndaj katër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje është duke vazhduar me dyer të mbyllura, me vendim të kryetarit të trupit gjykues, Beqir Kalludra.
Ai ka urdhëruar publikun dhe gazetarët që të dalin jashtë gjatë dëgjimit të dëshmitarëve duke thënë se kjo bëhet “me pajtim të palëve”.
Katër dëshmitarë do të dëshmojnë sot në gjykimin ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të akuzuar për sulmin në Kuvendin e Kosovës.
Të gjithë të akuzuarit për terrorizëm, në mesin e të cilëve edhe një deputet i Kuvendit të Kosovës i votuar në zgjedhjet e 11 qershorit, Frashër Krasniqi, refuzuan të ngriten në këmbë gjatë leximit të aktakuzës.
Të akuzuarit tjerë janë Adea Batusha, Atdhe Arifi, Egzon Haliti.
Ata dyshohen për sulmin me mjet shpërthyes kundër Kuvendit të Kosovës që ka ndodhur në mbrëmjen e 4 gushtit të vitit të kaluar.
Lidhur me sulmin në Kuvendin e Kosovës, përpos të akuzuarve të tanishëm, të akuzuar ishin edhe Petrit Ademi, ndaj të cilit pushuan hetimet, si dhe Astrit Dehari, i cili vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...