Komuna e Ferizajt ka vendosur që kësaj lagjeje t’ia ndërrojë destinacionin, duke paraparë që në këtë zonë të bëhen ndërtime të larta.
Por banorët po e kundërshtojnë këtë vendim, duke kërkuar që të mos ndërrohet destinimi i zonës, e cila sipas Planit Rregullues Urban, është e destinuar për banim kolektiv, raporton KTV.
Ata madje kanë bërë edhe një peticion kundër vendimit komunal, peticion i cili nuk është marrë fare parasysh nga komuna.
Banorët kanë dërguar edhe ankesë në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ku ky dikaster u ka dhënë të drejtë këtyre banorëve, duke konstatuar se Drejtoria e Urbanizmit ka bërë shkelje ligjore, pasi nuk u është përgjigjur me shkrim qytetarëve që kanë nënshkruar këtë peticion.
Por, drejtori i Urbanizmit në këtë Komunë thotë se pas vërejtjes së Ministrisë së Planifikimit Hapësinor, u kanë kthyer përgjigje me shkrim këtyre banorëve, duke e refuzuar kërkesën e tyre.
Ai thotë që ka pranuar tri peticione, dy ishin pro ndërtimeve të larta, ndërsa një tjetër kundër.
Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit...
“E çojke vala djalin, ma dha Zoti fuqinë”, flet personi që e...
Komuna e Prishtinës hap konkurs për projektimin e Memorialit...
Ilir Meta ankimon serish masën e sigurisë, kërkon lirinë në ...
Inter me dy mungesa të mëdha për sfidën ndaj Dortmundit
Lot dhe emocione, Greta merr propozim për martesë nga partne...