Napoli ka regjistruar fitore në ndeshjen e xhiros së parë në Serie A kundër Hellas Veronas.
Skuadra nikoqire në stadiumin Antonio Bentegodi është mposhtur me rezultat 1 me 3 nga klubi nën udhëheqjen e trajnerit Maurizio Sarri, shkruan portali arbresh.info.
Pas autogolit në minutën e 32′ nga Samuel Souprayen, Napoli dyfishoi epërsinë përmes sulmuesit qendror Arek Milik, i cili realizoi në minutën e 39′ pas asistimit nga bashkëlojtari i tij në front Lorenzo Insigne.
Napoli arriti të thellojë edhe më tej epërsinë, gjë që ndodhi gjatë fraksionit të dytë përmes Fauozi Ghoulamit (62′), por gjiganti italian mbeti me vetëm dhjetë lojtarë në fushë në dhjetë minutat e fundit.
Ylli në mbrojtje i Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të pa lejuar ndaj Bessas në zonën e penaltisë.
Giampaolo Pazzini u tregua i saktë nga pika e bardhë ndaj portierit Pepe Rina në minutën e 83′ duke shënuar për 1 me 3./arbresh.info
https://streamable.com/jqgbw
Osmani i bashkohet Marshit për Drejtësi, përshëndetet me Ham...
Vritet në Londër nipi i këngëtares kosovare, disa të arrestu...
“Kosova e shpalli pavarësinë, ne e njohëm”, momenti kur Bush...
Osmani jep mbështetje për marshin “Drejtësi, jo politikë”
Kurti: Lufta e UÇK-së ishte luftë e kulluar çlirimtare ̵...
Rifat Jashari pritet me duartrokitje nga qytetarët në paraka...