Sot janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së parë në Vala Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadra e Llapit e ka nisur me këmbë të mbarë kampionatin e ri, duke shënuar fitore para tifozëve të vet në duel me Drenicën, me rezultat 1:0.
Të dyja skuadrat shfaqën lojë të hapur në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë dhe krijuan disa mundësi të mira, por ishin llapjanët ata që arritën të gjejnë rrugën e golit kur Mirlind Daku shënoi me gjuajtje me kokë në minutën e 55-të.
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër, që u zhvillua në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, Feronikeli ka fituar me mjaft vështirësi në përballje me skuadrën debutuese në elitë, Vllazninë e Pozheranit, me rezultat 1:0.
Skuadra mysafire rezistoi mjaft mirë deri në minutën e 88-të, kur Granit Arifaj shënoi golin e fitores për Feronikelin.
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë