Kryetari i degës së Nisma për Kosovën në Gjakovë, Fazli Hoxha është kandidat i këtij subjekti politik për kryetar komune në Gjakovë.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Hoxha përmes Facebook-ut.
NISMA për Kosovën më ka besuar një tjetër angazhim të rëndësishëm. Jam zyrtarisht kandidat për kryetar Komune të Gjakovës.
Në këtë mesazh të parë pas zyrtarizimit të kandidaturës sime, dëshiroj së pari të shpreh mirënjohjen për kryetarin e Nisma-s, z.Fatmir Limaj dhe kryesin e Nisma për Kosovën për besimin që kanë treguar ndaj meje, si në momentin kur u zgjodha Kryetar i Nisma për Kosovën dega në Gjakovë, ashtu edhe sot që jam pjesë e garës për kryetar Komune në Gjakovë. Falenderoj strukturat e Nismës në Gjakovë, anëtarët dhe simpatizantët e Nismës, si dhe gjithë qytetarët e Gjakovës për mbështetjen e vazhdueshme.
Kam bindjen se bashkë do t’ia dalim mbanë me sukses edhe në këtë përpjekje të re, në këtë sfidë që dua ta jetojmë së bashku çdo ditë të fushatës elektorale në Gjakovë, duke e kurorëzuar më 22 tetor me fitoren e NISMA për Kosovën në Gjakovë.
Faleminderit!
Përmbyllet plotësisht procesi i rinumërimit në 6 komuna
Atletico Madrid ka vendosur yllin e madh në listën e transfe...
Gjykata Supreme: Zbatimi i vendimit për pensionistëpensionis...
Forumi i Davos, Von der Leyen: Është koha për të ndërtuar nj...
Labi do të jetë prezent në varrimin e gjyshit të tij në Raho...
Hakohet faqja e Inspektoratit të Prishtinës, Komuna-qytetarë...