Siç informojnë nga shërbimi i Kuvendit, në ora 15 vazhdon seanca e tetë e Kuvendit, ku pas përfundimit do të vazhdojë seanca e gjashtë, ku pritet që të votohet shkarkimi i prokurorit publik, Marko Zvërlevski
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka riplanifikuar seancën e sotme dhe në vend që të mbahet në ora 11, ajo është shtyrë për në ora 15.
Nga kabineti i Xhaferi thonë se shkak për zhvendosjen e terminit të seancës është pjesëmarrja në aktivitetet për nder të Ditës së ARM-së.
Në Muzeun Ushtarak, do të hapet ekspozitë kushtuar Jubileut “25 vjet Armata e Republikës së Maqedonisë”, në të cilën do të marrë pjesë edhe kryetari i Kuvendit.
Në ora 15, siç informojnë shëbimet e Kuvendit, do të vazhdojë seanca e tetë e Kuvendit.
Pas përfundimit të kësaj seance në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë do të vazhdojë seanca e gjashtë, ku pritet që edhe të votohet për shkarkimin e prokurorit publik, Marko Zvërlevski, pasi mbrëmë përfundoi debati për këtë pikë të rendit të ditës. Pas përfundimit të seancës së gjashtë pritet që të vazhdojë seanca e pestë, ku do të debatohet për raportin për punën e Agjencisë për administratë si pikë e vetme e mbetur nga kjo seancë, transmeton Zhurnal.
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...
Protestë në Jarinjë kundër zbatimit të ligjeve të Kosovës, p...
Ronald Araujo preferon largimin, Barcelona i vendos çmim të ...
Komandanti i KFOR-it kërkon drejtësi për sulmin në Banjskë: ...
Vdes filozofi gjerman Jurgen Habermas
OVL-UÇK kritikon Dhomat e Specializuara: Procesi është i një...