Shërbimi doganor gjerman bëri të ditur se kanë gjetur dhe shkatërruar 20 koka gjarpërinjsh në një pako, e cila është dërguar nga Nigeria, raporton Anadolu.
Zëdhënësja e zyrës doganore në Mynhen, Marie Mueller, tha të mërkurën se policët zbuluan kokat e gjarpërinjve kur javën e kaluar skanuan pako me peshë prej tre kilogramë.
Ajo shtoi se kur nëpunësit policorë hapën pakon ndjenë një aromë të padurueshme të kokave të kalbura gjarpërinjsh, duke theksuar se kokat menjëherë janë djegur për të parandaluar mundësinë e përhapjes së sëmundjeve.
Në fund ajo tha se deri tani disa herë kanë hasur pako nga Afrika perëndimore në të cilat gjendeshin koka gjarpërinjsh.
Klubi i njohur anglez synon ta emërojë Mourinhon si trajner ...
Haxhiu pret sot në takim ministrin e Jashtëm belg, Maxime Pr...
Tre armë konfiskohen brenda dy ditësh në Ferizaj
Kina thirrje Iranit të garantojë lëvizjen e sigurt në Ngusht...
Kuvendi i Shqipërisë shqyrton sot marrëveshje ndërkombëtare ...
27 vjet nga dëbimi masiv i shqiptarëve të Kosovës