Napoli ka shënuar fitore në ndeshjen e parë ndaj Nice 2:0, ndërsa Olympiacosi i Besnik Hasit ka fituar 2:1 ndaj Rijekas.
Skuadra italiane, Napoli ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, pas fitores ndaj Nice në ndeshjen e parë 2:0.
Golat për Napolin në këtë takim i shënuan Martens në minutën e 13’ dhe Jorginho nga pika e bardhë në minutën e 69’.
Nice takimin e mbylli me nëntë lojtarë, pasi në minutën e 79’ u përjashtuan me të kuq dy futbollistë, Koziello dhe Plea.
Ndeshja e kthimit ndërmjet këtyre dy skuadrave do të zhvillohet pas një jave në Francë.
Olympiacosi i Besnik Hasit ka fituar përballjen e parë 2:1 me Rijekan në shtëpi, me golat e Ofoe dhe Romao, ndërsa për mysafirët shënoi heber.
Në ndeshjet e tjera u arritën këto rezultate:
Basaksehir – Sevilla 1:2
Celtic – Astana 5:0
Beer Sheva – Maribor 2:1
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot të ndryshueshëm me periudha shiu