Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, thotë se PAN-i do të formojë qeverinë brenda 48 orëve pas mbajtjes së seancës së 24 gushtit.
Këtë deklaratë ai e ka bërë në takimin konsultativ në Kuvendin e Kosovës.
Kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci, i ka kërkuar PAN-it që t’i dorëzojnë kërkesën për të mbajtur seancë me datën 24 gusht.
Edhe përfaqësuesit e tjerë politik në këtë takim kanë shprehur qëndrimin që të mos thirren seanca nëse nuk marrin pjesë të gjithë deputetët, duke shprehur dyshimet se PAN-i edhe javën tjetër do të kërkojë shtyrje të tjera./arbresh.info/
Trump: Do të ishte nder të takoja udhëheqësin suprem të Iran...
KQZ: Përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme po zhvillohen s...
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve n...
Ylli i madh dëshiron të qëndrojë te Real Madridi pavarësisht...
Nuk zgjidhet i dërguari ndërkombëtar në Bosnje, dështojnë bi...
Lirohet kryetari i Mitrovicës së Veriut, para stacionit poli...