Arsenali raportohet se ka dështuar me përpjekjen e tyre për të nënshkruar me lojtarin e favorizuar nga Arsene Wenger, Karim Benzema.
Trajneri i “Topçinjve” i ka ofruar Real Madridit shansin për të nënshkruar me sulmuesin Alexis Sanchez në një marrëveshje direkte për shkëmbimin e tij me reprezentuesin francez, transmeton portali arbresh.info.
Alexis Sanchez ka qenë subjekt i shumë spekulimeve gjatë javëve të fundit rreth transferimit te Manchester City, i cili është i interesuar në shërbimet e tij. Pavarësisht kësaj, Wenger ka theksuar vazhdimisht që kiliani nuk është në shitje dhe pret që sulmuesi të nderojë atë në vitin e fundit të kontratës së tij.
Bazuar në ‘Don Balon’, trajneri francez është përpjekur për të transferuar bashkëkombësin e tij Karim Benzema përmes një marrëveshje që do t’i siguronte Sanchezit kalimin te kampioni evropian.
Megjithatë, trajneri Zinedine Zidane thuhet se ka një besim të plotë në talentin e Benzemas dhe ka refuzuar ofertën nga “Topçinjtë” me qëllimin për të vazhduar qëndrimin e sulmuesit në Bernabeu.
Real Madridi vazhdon të jetë në garë për sensacionin e Monacos, Kylian Mbappe, dhe arritja e tij mund të ketë ndikim më shumë në të ardhmen e Gareth Bales sesa Benzemas./arbresh.info
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...
Arrestohet në Rozhajë i dyshuari për vrasjen e trefishtë në ...
Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin