Vazhdimi i sotëm i diskutimit për shkarkimin e prokurorit publik, Marko Zvrlevski, deri tani nuk ka sjellë diçka të re.
Deputetët e VMRO-DPMNE-së në vazhdimin e sotëm të seancës prezantuan një numër të madh lëvdatash për Zvrlevskin, njëkohësisht edhe sulmuan shumicën parlamentare për tema nga ekonomia, për zgjedhjet e kuadrove dhe tema tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Dimitar Stefanaxhija duke iu referuar ndryshimit të pozitës së drejtorisë në “Tanec”, ka recituar poezinë “Teshkoto” nga Bllazhe Koneski që ua përkushtoi punëtorëve kulturor në Maqedoni.
“Këto vargje ua kushtoj të gjithëve punëtorëve kulturor që t’i shqyejnë diplomat dhe t’i hedhin para Ministrisë së Kulturës sepse prej sot drejtor i “Tanecit” është njeri me shkollë të mesme të ndërtimtarisë. Sot diskutojmë për Zvrlevskin që të fshihet takimi i Zaevit me Dinko Vellev – gjuetari bullgar i emigrantëve”, tha Stefanaxhija.
Kërsto Jovanovski nga VMRO-DPMNE nga foltorja e Kuvendit theksoi se nuk njeh prokuror më profesional se Marko Zvrlevski.
Ndërsa deputeti opozitar Ivan Ivanov nga foltorja e Kuvendit tregoi barcoletë me të cilën dëshroi të potencojë se pushteti i ka shitur interesat kombëtare për interesa personale.
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...